Tahiri i Thotë Erdoganit se Haradinaj Nuk Mund të Kërcënohet

Pas fjalëve të ashpra të Recep Tayyip Erdogan-it për Ramush Haradinaj,Besnik Tahiri ia kujtuar presidentit turk dy çështje.

Tahiri ka shkruar në facebook se reagimi i Erdoganit tregon se Haradinaj nuk ka ditur asgjë për deportimin e shtetasve turq.

Ai gjithashtu ka porositur Erdoganin se haradinaj nuk shantazhohet

“Dy çështje dua ti them:

  1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë, por nuk dëshirojnë ta pranojnë.
  2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, shkroi Tahiri.

Erdogan sot i kërkoi llogari Haradinajt për lirimin nga detyra të ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së.

Besnik Tahiri është zgjedhur para dy javësh koordinator nacional për reforma shtetërore.