Edita Tahiri - Foto: KALLXO.com

Tahiri: Nuk ka një Bashkim Evropian, janë dy

Roli i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë- Serbi nuk është siç ka qenë në të kaluarën. Kështu ka vlerësuar ish- ministrja për dialog, Edita Tahiri.

Në një intervistë për KALLXO.com, ajo ka thënë se më nuk është një Bashkim Evropian por janë bërë dy.

“Tani nuk ka një Bashkim Evropian, janë dy. Një është Bashkimi Evropian i zonjës Mogerini dhe një është i fuqive të mëdha evropiane që marrin vendime për gjëra gjeopolitike. Ka dy Bashkime evropiane sepse zyra e Mogerinit dhe vetë ajo nuk e respekton parimet evropiane, përkundrazi i ka shkelur” tha Tahiri.

Duke komentuar idetë për korrigjim kufijsh, ajo ka thënë se përkrahja eventuale e një ideje të tillë do të nënkuptonte luftë.

Sot kemi një deklaratë shumë të fuqishme të Presidentit të Komisionit Evropian, Junker, i cili po tregon që madje edhe vet zyrtarët e bashkimit evropian, edhe ata të nivelit të lartë, siç është vetë ai, kanë filluar të vetëdisohen. Në coftë se nuk ka integrim të gjate vendeve të Ballkanit, do të ketë luftë dhe mesazhi i tij më së shumti i shkon zonjës Mogerini” tha ajo.

Ajo teagoi se gjatë një bisede me Mogerinin, i kishte thënë se mund të ishte nxitësja e një lufte, në rast se do të përkrahte një ide për shkëmbim kufijsh.

“Në coftë se do të vazhdoni me parimet evropiane për fqinjësi të mirë, që të kemi rezultatin ashtu siç e thotë edhe Gjermania, njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa ndryshim kufijve, jemi në rregull, nëse ti lejon hapësira për ndryshim kufijsh, ti do të jesh bërsija e luftës së re në Ballkan” thotë Tahiri.