Tahiri: Masa Ndaj Serbisë për Moszbatim të Marrëveshjeve
Konkretisht, Tahiri në emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se masat do të përdoren për detyrim të zbatimit të marrëveshjes për energji dhe interkonjeksion të arritur 6 vite më parë.
“I kemi përgatitur disa masa dhe me të vërtetë nëse do të shohim se Serbia do të abuzojë, pra nuk do të zhbllokojë marrëveshjen ne do të përdorim masa”, tha Tahiri.
Ministrja gjithashtu u zotua se nuk do të tolerohet zvarritja e mëtutjeshme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Një pako të masave jemi duke e përgatitur nëse Serbia e zvarritë zbatimin e marrëveshjes për energji, ne do të aplikojmë masa”, deklaroi Tahiri.
Ministrja për Dialog përballë Jeta Xharrës foli gjerësisht për arritjet, dështimet dhe të ardhmen e dialogut me Serbinë.
Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.