Kuvendi i Kosovës

Tahiri e Kurti në replika për krahasimin e Gjykatës Speciale me Tribunalin

Ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurti pasi ky i fundit e krahasoi Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar.

“Mendoj që është e padrejtë që u ngrit prej Kurtit me krahasuar Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndëkrombëtar. Ne e dimë gjithë me çfarë presioni është krijuar Gjykata Speciale dhe jo katër vjet po 40 kanë me pas problem me evidentuar edhe me nxjerrë në pah krimet që paska kryer UCK-ja ndaj popullatës serbe. Kurrë s’kanë më arrit me faktuar një gjë të tillë”, tha Tahiri në seancën e sotme e cila u mbajt për këtë çështje.

E për të pati replikë, Kurtii cili tha se Tahiri është përgatitur për dështimin e këtij Tribunali.

“Ministria tha diçka shumë përfundimtare për mua, edhe nëse nuk e bëjmë ata tribunbalin neve na njeh historia. Kjo tregon se ministri është përgatitur për dështim atë që e thash unë më herët. Nuk e ke te drejtësia po ti je bo gati që mos mu bo ky tribunal, pra kur ti je gati që mos mu bo ai mundeni me marrë qysh i vjen fundi. Jeni të përgatitur për dështim”, tha Kurti.