Sylejman Selimi: Thaçi të pensionohet pasi ta përfundojë mandatin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës (UÇK), tani këshilltar i kryeministrit Haradinaj, Sylejman Selimi, u shpreh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi të përfundojë mandatin e tij duhet të pensionohet.

Selimi gjatë një debati në RTV Dukagjini tha se Thaçi ka lëvizur nëpër të gjitha postet dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë më.

“Besoj se Hashim Thaçi i ka kryer të gjitha. Ka qenë kryeministër, kryetar i partisë një kohë, është president dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë. E kryen mandatin edhe le të shkojë në pension”, ka thënë ai.

Thaçi përfundon mandatin e tij si president i Kosovës në vitin 2021.