Foto: KALLXO.com

Sylejman Selimi po mjekohet në Klinikën e ORL-së

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, mbrëmjen e kaluar është shtrirë në spital për shkak se ka pasur probleme shëndetësore.

KALLXO.com lajmin e ka konfirmuar nga Drejtori të Burgjeve, Nehat Thaçit.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, vendi ku po trajtohet dhe mjekohet Selimi, ka konfirmuar se pas problemeve shëndetësore Sylejman Selimi është shtrirë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL).

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Drejtorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçin, për të mësuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sylejman Selimit, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Klinika e Otorinolaringologjia (ORL) ka të bëjë me ekzaminimin e veshit, hundës e fytit.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Sylejman Selimin mund t`i lexoni duke klikuar në këtë link.

https://kallxo.com/sylejman-selimi-po-vazhdon-te-qendroje-ne-spital/

https://kallxo.com/sylejman-selimi-dergohet-ne-spital/