Sylejman Selimi merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Ish- Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i cili ka qenë i ftuar nga gjykata Speciale sot e ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë.

Ketë e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, avokati i tij Tomë Gashi.

Ai tha se Sylejman Selimi është deklaruar sot në Prishtinë për Gjykatën Speciale.

Në ora 14:00, pritet që në zyrën e avokatit Tomë Gashi të mbahet konferencë për media, me të cilën do të flitet për ketë çështje.

Postimi i avokatit Tomë Gashi:

“KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË

Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojmë në Konferencë për media në orën 14.00h, në zyrën tonë në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr. Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojmë lidhur me këtë çështje.”, tha Gashi në Facebook.

Sylejman Selimi është lirura me kush nga burgu, ku ishte në vuajte të dënimit për krime të luftës.

Kujtojmë se para pak ditësh, Sylejman Selimi është emëruar këshiltarë i kryemnistrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

https://kallxo.com/kryeministri-haradinaj-kritikohet-per-emerimin-sylejman-selimit-si-keshilltarin-e-tij/

.