Foto: KALLXO.com

Sylejman Selimi kthehet në burg

Ish-Gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi, është kthyer në burg.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ish- Gjeneral Selimi është trajtuar për 12 ditë në QKUK, në Klinikën e Otorinolaringologjisë.

 

https://kallxo.com/sylejman-selimi-po-mjekohet-ne-kliniken-e-orl-se/

 

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Selimi sipas avokatit të tij ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.