Sveçla: Po Kënaqem në Protestë!

Sveçla u intervistua nga KALLXO.com derisa po marshonte me protestuesit tjerë.

Ai tha se nuk ka frikë nga arrestimi.

“Jo nuk jam nën arrest, jam në shesh. Jo nuk kam kurrfarë frike, jam me popullin në shesh,” tha Sveçla.

Drejtori i Inspektoratit tha se protesta është e mrekullueshme.

“E mrekullueshme, edhe masiviteti po e tregon. Është e dinjitetshme deri më tani. Kështu që jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, tha për KALLXO.com, Sveçla.

Sveçla ishte kërkuar nga policia me urdhër të gjykatës në janar, ndërsa pardje dhe dje janë arrestuar tetë aktivistë të “Vetëvendosjes” që po refuzojnë të marrin pjesë në seancat e gjykimit për dëmtimin e makinave të EULEX-it në vitin 2009.

http://kallxo.com/policia-kerkon-xhelal-sveclen-per-veturat-e-eulex-it/