Sveçla Dëshmitar në Gjykimin e ish-Inspektorëve

Sipas Sveçlës prej se ka ardhur në krye të Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kjo drejtori ka shqiptuar 14 mijë e 200 euro gjobë në 41 raste në kuadër të dënimeve mandatare.

Ai tha se 36 objektet që janë pjesë e aktakuzës tani po trajtohen me Ligjin e Legalizimit.

Sveçla bëri të ditur se në disa raste pjesë të këtyre objekteve që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit janë rrënuar.

Ai përmendi rastin e rrënimit të një pjese të objektit të “Elkos Group” në Lagjen “Kodra e Trimave” dhe një objekti te Akademia e Shkencave.

Pas këtyre fjalëve të Sveçlës prokurorja Drita Hajdari përfundoi marrjen në pyetje të tij.

Tash Sveçla do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës.

a32bf0ba40d5b490e565fca7812389315d51d4664388397ac5e7dd744151240e

10:00

Sveçla: Gjendja Ishte Kaotike

Xhelal Sveçla e ka përshkruar si kaotike gjendjen që gjeti në sektorin e ndërtimit kur u bë drejtor i Inspektoratit.

Ai tha në gjykatë se me të pranuar detyrën e drejtorit të inspektoratit ka kërkuar raport për gjendjen në sektorin e ndërtimit.

Sipas tij gjendja në terren pas verifikimit ka qenë jo e mirë.

“Kemi gjetë një situatë kaotike ku ka pasë shumë ndërtime pa leje dhe të pakontrolluara, kontrollim i pamjaftueshëm i zonave përkatëse nga inspektorët dhe në ndërkohë jam kontaktuar nga prokuroria dhe ne i jemi përgjigjur kësaj ftese,” tha Sveçla.

Ai tregoi se për çfarë u interesua më së shumti prokuroria.

“Prokuroria është interesuar për disa raste apo dosje dhe kriteri kryesor ka qenë dosjet që kanë pasë vendim për rrënim, por nuk janë ekzekutuar mes datës 1 janar deri 30 dhjetor 2014,” tha Sveçla.

Ai bëri të ditur se ekzistonte tendenca që situata në fushën e ndërtimeve të paraqitej më e butë.

“Në dosjet e kontrolluara është vërejtur se mungon saktësia, jo të gjitha dosjet përmbajnë faza të ndryshme të ndërtimeve, jo të gjitha raportimet për ndërtime kanë qenë të sakta, ka pasë raste kur situata është paraqitur shumë më e butë, është tentuar të minimizohet përpjekja për tejkalimin e lejeve, apo pasqyrimi se nuk është duke u punuar në objektet përkatëse,” tha Sveçla.

09:32

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës pritet të dëshmojë në gjykimin e ish-inspektorëve të kësaj komune.

Ai pritej të dëshmonte në këtë proces më 20 janar dhe 18 shkurt, por nuk paraqitej në gjykatë ngase kërkohej si i akuzuar për rastin e dëmtimit të makinave të EULEX-it në vitin 2009 nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Për dëmtimin e makinave të EULEX-it Sveçla u arrestua më 16 mars dhe pas seancës së këtij gjykimi atij nuk iu caktua masë sigurie.

Sveçla është paraqitur sot në gjykatë ish-inspektorët e Komunës së Perishtinës akuzohen për periudhën kur kryeqyteti drejtohej nga Kryeministri i tashëm Isa Mustafa.

1c6d94f2925b102d4f9a74feb8ec5a27a90863d0f0ab7832e97106ff5ec24916

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori Ismet Haliti dhe të akuzuarit Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore.

Prokuroria po ashtu pretendon se të akuzuarit nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin  e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal i cili e ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale.

1bd6678527a66d9488cafa6c45f15b69274fa3c5826fe5353ad40f008a5e7b84