Aung San Suu Hyi

Suu Kyi-t i revokohet çmimi ‘Ambasadore e Ndërgjegjes’ nga Amnesty International

Aung San Suu Kyi i është hequr çmimi më i lartë nga Amnesty International si Ambasadore e Ndërgjegjes, të cilin e mori në vitin 2009, raporton CNN.

Amnesty International sqaroi se ky vendim ka ardhur pasi ajo nuk ka mbrojtur nderin për të cilën i është dhënë, kur nuk ka reaguar ndaj gjenocidit ndaj popullatës myslimane Rohingya të cilët janë pakicë në shtetin Burma.

Sekretari i përgjithshëm i Amnesty, Kumi Naidoo, i shkroi Suu Kyi, të dielën duke e informuar atë për vendimin e revokimit çmimit të saj.

“Sot jemi thellësisht të tronditur që nuk përfaqëson më një simbol të shpresës, guximit dhe mbrojtjes së pavdekshme të të drejtave të njeriut. Amnesty International nuk mund të justifikojë statusin tuaj të vazhdueshëm si marrës i çmimit të Ambasadorit të Ndërgjegjes dhe kështu me trishtim të madh ne po ua tërheqim këtë çmim”, ka njoftuar organizata.

Amnesty International kritikoi laureaten e Nobelit në një deklaratë për shtyp për mosdorëzimin e “autoritetit politik dhe moral” të saj për të mbrojtur të drejtat e njeriut në vend, duke cituar “indiferencën e dukshme” të saj ndaj mizorive ushtarake në zonat etnike dhe “rritjes së jotolerancës së lirisë së shprehjes”.

Në shtator, Suu Kyi tha se me pasqyrim, qeveria e saj mund të kishte trajtuar më mirë situatën në shtetin Rakhine, raporton CNN.

Përgatiti: Arbisa Shefkiu