Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Suspendohet kirurgu i Spitalit të Prizrenit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kirurgu prizrenas është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit, kjo pasi që i njëjti është parë duke e ofenduar pacienten derisa ajo po qante nga dhimbjet.

Sipas ministrit, ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat në vendin e tyre të punës.

“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë. Por, nuk do të kemi tolerancë ndaj abuzimeve”, ka shkruar ministri në rrjetin social ‘Facebook’.

https://kallxo.com/ministri-ismaili-e-denon-gjuhen-e-mjekut-prizrenas-te-perdorur-ndaj-pacientes/

www.kallxo.com