Foto-ilustrim

Supremja Ka Vendosur për Rastin ‘Apex’

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati Destan Rukiqi.

“Ne e kemi pranuar njoftimin e Gjykatës Supreme me të cilin njoftohemi se kërkesa jonë është refuzuar si e palejuar, pra nuk është vendosur për çështjen në mënyrë meritore por kërkesa jonë është refuzuar për arsye procedurale”, tha Rukiqi për KALLXO.com

Avokatët mbrojtës nga fillimi e kanë kundërshtuar aktakuzën që ngarkon 11 persona për krim të organizuar, si të pasafatshme, ndërsa për pretendimet e tyre ka pasur vendime të ndryshme nga instancat e drejtësisë në Kosovë.

Fillimisht, më 30 dhjetor 2015, me vendimin PKR 194/15 gjyqtarja Katrien Witteman kishte pranuar kundërshtimet e avokatëve mbrojtës ndaj aktakuzës, duke e hedhur atë si të pasafatshme.

http://kallxo.com/pushon-procedura-penale-ne-rastin-apex/

Ndaj këtij vendimi të gjyqtares Witteman ishte ankuar Prokuroria, ndërsa në muajin prill një kolegj i Gjykatës së Apelit e kishte kthyer në rivendosje këtë çështje.

Avokatët e të akuzuarve e kishin quajtur skandaloz këtë vendim të Gjykatës së Apelit. Avokati Destan Rukiqi kishte thënë se “ky ishte një vendim për të mbuluar gabimin e prokurorit të EULEX”.

http://kallxo.com/kthehet-ne-rivendosje-rasti-apex/

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzonte Arben e Astrit Krasniqin, Armend Nezirin, Mujë Berishën, Gani Zeqirin, Kushtrim Hakajn, Arsim Mulliqin, Luan Halilin, Agron Hoxhën, Ilir Morinën dhe Avni Morinën për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim.

“Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta”, thuhej në aktakuzë.

Avokatët e të gjithë të akuzuarve vazhdimisht kishin kundërshtuar akuzën me pretendimin se ajo ishte ngritur jashtë afatit ligjor.

KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht këtë rast gjyqësor.

http://kallxo.com/rasti-apex-mes-lojerave-te-fatit-dhe-politikes/

Qëndrime Të Ndryshme të Haradinajve për Lidhjet me Apex-Play for Win