Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Sulmon Fizikisht Nënën, Motrën dhe Dajën

Policia ka arrestuar në Ferizaj një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe dajën e tij.

Këtij të fundit, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti, të cilin Policia po e trajton si dhunë në familje-lëndim trupor ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në Ferizaj.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.