Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Sulmojnë Policët Shkaku i një Tikete

Dy persona janë arrestuar në mëngjesin e hershëm të së dielës pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë sulmuar policët në një pikë kontrolli në Prishtinë teksa këta të fundit po ua shqiptonin një dënim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton rastin si sulm ndaj personit zyrtar.