Ilustrim Foto: kallxo.com

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë

Një sulm seksual ka ndodhur në Prishtinë dy ditë më parë.

Sipas policisë, viktima e moshës së mitur ka  njoftuar se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram”, është njoftuar me një person me të cilin është takuar disa herë.

Sipas saj në takimin e fundit, i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale me të.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Ajo është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti”, thuhet në raportin policor.