ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Sulmohet Polici në Stacion të Policisë

Policia e Kosovës ka raportuar se një person nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar një zyrtar policor në Stacion të Policisë, në Prishtinë.

Personi që e ka sulmuar zyrtarin policor ishte shoqëruar në stacion pasi kishte shkaktuar një aksident në Prishtinë. Sipas Policisë, personi në fjalë nën ndikimin e alkoolit me veturën e tij ka goditur dy vetura në parking.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.