Foto Ilustrim: Arkiva/KALLXO.com

Sulmohet Polici në Mitrovicë

Një polic ka pësuar lëndime trupore pasi që u sulmua nga një burrë në Mitrovicë.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi që duke mos zbatuar urdhrin e zyrtarëve policorë, ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas raportit ditor, ngjarja ka ndodhur në Rrugën”‘Driton Veliu”, dje në orët e pasdites.

I dyshuari në këtë rast është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë.