Foto: Ilustrim

Sulmohet një person nga një burrë dhe një grua

Një person është sulmuar nga një burrë dhe një grua. 

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se një person është sulmuar nga dy persona të tjerë. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Pomozotin të Komunës së Fushë Kosovës.

Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e policisë. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është duke e vazhduar tretmanin për shkak të lëndimeve të marra, ndërsa sipas raportit policor me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.