Sulmohet një person në Lipjan, ia marrin zingjirin dhe dy telefona

Një qytetar është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime të rënda trupore në komunën e Lipjanit.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit pasi e kanë sulmuar ia kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona.

Në lidhje më rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.

Viktima pas sulmit ka marrë trajtimin mjekësor dhe rasti vazhdon të hetohet.