Sulmohet një arsimtar në Istog

Një arsimtar është sulmuar dje rreth orës 11:50 në Istog.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar, i cili pas një mosmarrveshje kishte sulmuar fizikisht arsimtarin.

Sipas policisë, pas sulmit ndaj arsimtarit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rrregullt.

Rasti është raportuar si sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.