Foto: Ilustrim

Sulmohet nga Qentë, Përfundon në Spital

Për shkak të kafshimit nga qentë, një person është shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit.

Viktima e këtij rasti ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qen dhe si pasojë e kafshimit ka pësuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Sipas raportit të Policisë, lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve dhe i njëjti ka deklaruar se qentë i mban për t’i ruajtur delet.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Nga Policia, rasti është trajtuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.