Qendra e qytetit të Deçanit | Foto: KALLXO.com

Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Shaptej të Deçanit

Një shtëpi në fshatin Shaptej të Deçanit raportohet të ketë qenë cak i të shtënave me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, pronari i shtëpisë ka njoftuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 vrima në çatinë e shtëpisë, ndërsa rreth 100 metra nga shtëpia janë gjetur dhe konfiskuar 17 gëzhoja.

Në raportin e policisë nuk raportohet për persona të lënduar, rasti vazhdon të hetohet.