Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit, dërgohet në spital

Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën Hajdar Dushi në Prishtinë  një person është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar.  Personi i sulmuar B.S. është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti për KALLXO.com.

Sokoli aktualisht është trajner i ekipit të futbollit “Llapi”.

Ndryshe sot Prishtina ka fituar me rezultat 2 me 1 kundër Llapit edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë.