Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmohet Fizikisht nga Bashkëshorti

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje pasdite në Podujevë.

Sipas raportit policor, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.