Sulmi me bomba në Pejë, ende asnjë i arrestuar

Ende nuk ka ndonjë të ndaluar ose të dyshuar për hedhjen e dy bombave në parkingun e një diskoteke në Pejë.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agim Kurmehaj, tha për KALLXO.com se ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar në lidhje me këtë rast.

“Për momentin nuk kemi ende asnjë informacion të ri. Dyshimet gjithnjë ekzistojnë por s’kemi asgjë. Nuk kemi ende asnjë informatë se kush janë të dyshuarit as kush ka qenë caku”, tha Kurmehaj për KALLXO.com.

Mbrëmjen e së premtes në një parking të një diskoteke, e cila gjendet në rrugën transit për Pejë, janë gjuajtur dy bomba, me ç ‘rast janë dëmtuar disa makina.

https://kallxo.com/foto-parkingu-ku-u-hodhen-bombat-rruges-per-peje/

.