Foto: REL/(SANA)/AFP
Sulmet ajrore nga Izraeli lanë të vrarë 42 persona
12.5.2018 - 17:10
Një monitorues i luftës tha se sulmet ajrore izraelite në zona të dyshuara të militantëve në Siri këtë javë lanë të vrarë 42 persona.
Obsvervuesi sirian për të drejtat e njeriut i vendosur në Britani, deklaroi më 12 maj se më 10 maj ishin 27 persona të vrarë, duke përfshirë 11 iranianë dhe gjashtë ushtarë sirianë.
Në sulmet ajrore më 8 maj, të paktën 15 persona u vranë, duke përfshirë 8 iranianë.
Siria ka akuzuar Izraelin për sulmet e 8 majit. Izraeli zyrtar deklaroi se sulmet e 10 majit ishin përgjigje e sulmit ajror iranian ndaj tyre në pikën Golan.