Foto: REL

Sulm Vetëvrasës në Kabul, Dhjetëra të Vrarë

Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i tha Radios Afganistani i Lirë se shumica e viktimave të sulmit janë civilë.

Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.

Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.