Sulm terrorist në Barcelonë - Foto: Rtv21

Sulm Terrorist në Barcelonë

Një furgon ka hyrë në mesin e këmbësorëve në rrugën Rambla të Barcelonës.

Policia sulmin e ka cilësuar si terrorist.

Mediat lokale kanë njoftuar për 2 të vdekur dhe shumë të plagosur, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

Policia ka bërë të ditur se shoferi i kombibusit është arratisur.

Rruga ku ka ndodhur sulmi është ndër më të njohurat dhe më të frekuentuarat nga turistët, policia u ka bërë apel qytetareve që të mos i afrohen qendrës së qytetit.

Është urdhëruar mbyllja e metrosë dhe e stacioneve hekurudhore që gjenden në afërsi.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rahoj ka thënë se prioritet është ofrimi i ndihmës mjekësore për të lënduarit dhe shërbimeve të sigurimit.

Hollësi të tjera të incidenti ende nuk dihen, mirëpo që nga korriku i vitit 2016, furgonët dhe mjete të tilla përdoren për sulme në qendra të ndryshme të Evropës, duke përfshirë, Nicën, Berlinin, Londrën dhe Stokholmin.

Deri më tash nga këto sulme me furgona kanë vdekur më shumë se 100 persona. /21Media