Foto: Ilustrim

Sulm ndaj një Gruaje në Varosh të Ferizajt

Në Varosh të Ferizajt dje pasdite një burrë ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas raportit të përditshëm policor, burri e kishte me vete një sëpatë.

Policia njofton se e sulmuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Policia rastin e ka regjistruar si vrasje në tentativë.