
Ilustrim
Sulm me thikë në Prizren
19.4.2019 - 11:44
Një burrë është sulmuar fizikisht dhe është therur nga tre persona, sipas policisë.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren në rrugën “Shkronjave” në orën 20:20.
Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në repartin kirurgjik të spitalit rajonal Prizren dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa të dyshuarit ndodhen në arrati.