Sulm me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas policisë, njëri nga viktimat ka pësuar lëndim në këmbë nga një mjet i fortë (thikë), ndërsa viktima tjetër është goditur me shuplaka në fytyrë, viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” rreth orës 11:50.

Ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.