Suharekë: Vetë-aksidentohet, vdes shoferi

Policia e Kosovës ka raportuar se në hyrje të Suharekës drejtuesi i një veture i cili po udhëtonte i vetëm, është vetë aksidentuar dhe ka pësuar lëndime fatale.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 7:10.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kishte qenë pa shenja jete.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.