Ilustrim

Suharekë – Të dyshuarit ia vjedhin armën me 134 fishekë

Një qytetar nga Suhareka ka njoftuar Policinë se persona të dyshuar kanë thyer me forcë një shtëpi që e kishte nën përkujdesje dhe ia kanë vjedhur një pistoletë me 134 fishekë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, të dyshuarit me këtë rast kanë vjedhur edhe një televizor.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në një shtëpi të cilën e ka nën përkujdesje, kanë depërtuar me forcë  persona të panjohur, me ç’ rast kanë vjedhur një televizor si dhe një pistoletë me 134 fishekë, për të cilën viktima posedonte leje valide”, njofton Policia.