Ilustrim

Suharekë, plagoset një person

Katër burra janë shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet së njëri nga ta ka plagosur me armë zjarri një person.

Incidenti sipas policisë ka ndodhur dje në orën 01:45 në rrugën ‘Xhavit Bajraktari’ në Suharekë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregull.