Suharekë, mbi 4 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin kundër Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se deri më tani mbi 4000 nënshkrime janë bërë për peticionin që të shfuqizohet Ligji për Lojërat e Fatit.

“Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, ka njoftuar Muharremaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar dje prej orës 11:00.

Ky vendim ka ardhur pak ditë pas vrasjes së të riut nga Mushtishti në një kazino të Suharekës, ku edhe punonte viktima.

https://kallxo.com/vrasja-ne-kazino-suhareka-fillon-peticionin-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/