Suharekë: I kaplohet dhoma nga zjarri

Një gruaje nga komuna e Suharekës, i është kapluar dhoma nga zjarri si pasojë e poçit elektrik.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka thënë se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e kësaj gruaje.

Tutje është bërë e ditur se nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar dhe se zjarrfikësit e kanë lokalizuar me kohë dhe e kanë shuar zjarrin.