Ilustrim

Suharekë, hajnat vjedhin mbi 11 mijë euro në një shtëpi

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në fshatin Leshan të Suharekës.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 11 mijë e 800 euro.

Tuje në njoftimin e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar rreth këtij rasti.