Suharekë, arrestohen dy persona për falsifikim të parasë

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Suharekë për falsifikim të parave.

Sipas njoftimit dje rreth orës 16:00, një patrullë e Stacionit Policor në Suharekë përderisa po patrullonte në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë, ka ndaluar një automjet në të cilën ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme.

Policia ka njoftuar se automjeti i dyshuar është konfiskuar dhe vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.