Peticioni për shfuqizimin e Ligjit të Lojërave të Fatit - Suharekë - 21.03.2019
Suharekasit nënshkruajnë peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, njoftoi sot se do fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Siç bëhet e ditur në rrjetin e tij social ‘Facebook’, nënshkrimi i peticionit ka filluar në orën 11, ndërsa Muharremaj ka ftuar edhe komunat e tjera që t’i bashkohen.
https://kallxo.com/vrasja-ne-kazino-suhareka-fillon-peticionin-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/
Në fotot e dërguara në KALLXO.com nga qytetarët e Suharekës, shihet se janë vendosur tendat në rrugën kryesore të Suharekës “Brigada 123”.
Sipas raportimeve të para, thuhet se shumë qytetarë po ndalen për të nënshkruar peticionin e nisur nga kryetari Bali Muharremaj, dhe se numri i atyre që po nënshkruajnë peticionin është i madh.
Kjo nismë e kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj vjen pas vrasjes së 32 vjeçarit në vendin e punës në kazino, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e ditës së diel.
https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/
Lidhur me këtë vrasje i dyshuari është rreshteri policor Sh. S. nga Suhareka, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ashtu që hetimi dhe procedura të zhvillohen pa pengesa.
https://kallxo.com/dosja-e-prokurorise-polici-dyshohet-se-qelloi-viktimen-me-arme-zyrtare-nga-1-meter-afersi/?fbclid=IëAR36iqGMNd2VsSgkjEndr81Zd_AI0PlGYVp2CZZvKJJJgcMcCP-otXpnBaA
Pas Komunës së Suharekës e cila ka dalur me iniciativë kundër Ligjit për Lojërat e Fatit, kësaj iniciative i është bashkangjitur edhe Komuna e Rahovecit.
https://kallxo.com/pas-suharekes-edhe-rahoveci-me-peticion-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/
.