Ilustrim

Suharekasi inskenoi rrëmbimin, arrestohet

Një person në Suharekë është arrestuar nga policia pasi që i njëjti dyshohet se me datë 12 korrik ka bërë një lajmërim të rremë në polici.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi ka bërë lajmërim të rremë për një rast të rrëmbimit.

Sipas policisë, i dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar rastin e rrëmbimit, duke mos treguar arsyet pse ka ndodhur.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.