BE Sugjeron ‘Dialog Konstruktiv’

Në ditën kur Kosova ishte në tension shkaku i një treni me simbole nacionaliste dhe ikonografi fetare të nisur nga Beogradi, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, tha për Prishtina Insight se dialogu është forumi për t’i diskutuar problemet.

“Çdo çështje e interesit të dyanshëm duhet të diskutohet ndërmjet palëve në frymën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Forumi për diskutim është dialogu. Një angazhim konstruktiv në dialog është parakusht esencial për të dyja palët për t’i avancuar rrugët e tyre drejt BE-së”, tha Kocijançiq për Prishtina Insight.

Treni i nisur është ndalur në Rashkë, nja 10 kilometra larg kufirit verior të Kosovës pasi autoritetet e Prishtinës nuk lejuan hyrjen e tij në territorin e Kosovës.