Tre nga të akuzuarit për terrorizëm në Suedi.

Suedi, nis gjyqi kundër gjashtë të akuzuarve për terrorizëm

Në Stokholm nisi të hënën gjyqi i tre personave të akuzuar për komplotimin e një sulmi terrorist në Suedi.

Radio suedeze, duke cituar prokurorin e shtetit, tha se tre të dyshuarit kanë mbledhur reth 500 kilogramë kimikate, thika, maska të gazit dhe pajisje ushtarake.

Fotografitë e caqeve të dyshuara në Stokholm u gjetën në telefonat e tyre celularë.

Treshja, plus tre të tjerë akuzohen po ashtu për financimin e grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Të dyshuarit, pesë uzbekë dhe një kirgiz, kanë komunikuar përmes platformave të mbyllura, tha Radio suedeze.

Të gjithë ata, që jetojnë ligjërisht në Suedi, i mohuan keqbërjet.

Radio suedeze tha se nuk duket se ata kanë lidhje me Rakhmat Akilov, uzbeku që ka kryer një sulm vdekjeprurës me kamion në Stokholm, në vitin 2017.