Stuhia e borës në ShBA - Foto: Rtv21

Stuhia e Borës 'Bllokon' Verilindjen e ShBA-së

Stuhia e borës, e njohur si “cikloni bombë”, e shoqëruar nga erëra të forta dhe bora e madhe, e ka goditur sot pjesën verilindore të ShBA-së, ku si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore janë të mbyllur, ndërsa një pjesë e trafikut është paralizuar.

Derisa paralajmërohet për rënie të temperaturave gjatë fundjavës, mijëra fluturime janë anuluar, kurse ekipet e pastrimit të borës dhe kamionët për shpërndarjen e kripës janë shtuar në një numër të madh në rrugë, raporton CNN. /21Media