Stuhia në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Stuhi e fortë ere dhe shiu në Prishtinë

Një stuhi e fortë ere dhe shiu ka përfshirë Prishtinën rreth orës 16 :00.

Era e fortë ka shkaktuar edhe dëme.

Siç shihet edhe në videon dhe fotot e mëposhtme, era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në tavanin e platosë së Mensës së Studentëve.

Platoja e Mensës është rinovuar pak muaj më parë.

Stuhia po vazhdon edhe në këto momente.