Studentet ne Senatin e UP-se - FOTO KALLXO 01.11.2018

Studentet ndërpresin mbledhjen e Senatit të UP-së

Një grup i studentëve kanë hyrë në sallën ku po mbahej mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së senatit.

Kërkesa e studentëve ka ardh si shenjë proteste për sic kanë thënë “ofendimin e krytarit të parlamentit të studentëve të Universitetit të Prishtinës”.

“Në mbledhjen e fundit është ofenduar një nxënës dhe një kryetar i parlamentit të 50 mijë studentëve”, ka thënë përfaqësuesi i studentëve.

Anëtarët e senatit e kanë lëshuar mbledhjen.

KALLXO.com transmetoi drejtpërdrejt protestën e studentëve brenda Senatit të UP-së dhe është duke vazhduar transmetimin. LINK

Studentët kanë hyrë brenda Senatit në shenjë revolte ndaj sjelljes së senatores Myrvete Paçarada drejtë studentit Arben Elshani në mbledhjen e kaluar.

“Vetë universiteti është i studentëve dhe jemi përfaqësues të studentëve në çdo njësi akademike. Kemi ardhur të përçojmë një mesazh. Ka kaluar koha e perandorëve dhe kërkojmë që të solidarizoheni me studentë që njëherë e mirë të ndërpriten padrejtësitë ndaj studentëve”, deklaroi Enis Krasniqi, student senator.

Kërkesë e tyre sipas Senatorit student Enis Krasniqi është që mbledhja e Senatit të mos mbahet si shenjë e solidarizimit me studentin Arben Elshani, cili është ofenduar

“Duke u munduar me kontabandime ke fut njerëz në Universitet. Mund të mos kenë edhe lidhje gjaku por ajo e fyu jo vetëm Arbenin, por edhe studentët tjerë. Ne jemi të asaj që sot kjo mbledhje të mos mbahet si shenjë revolte ndaj sjelljes së studentëve. Nuk mundet askush të na mohojë fjalën dhe të na tregojë se ku e kemi vendin. Universiteti është i studentëve”, ka thënë Krasniqi.

Arben Elshani, tha se ai e ka falur profesoreshën që e kishte ofenduar, por sipas tij kërkojnë që sjellje të tilla ndaj studentëve të mos ndodhin më.

“Unë personalisht ja kam falur profesoreshës mirëpo studentët janë ndier të fyer në momentin që profesoresha më është drejtuar në atë mënyrë. Por studentët që maltretohen në mënyra të ndryshme ne po fyhemi para mediave, po ata studentë që nuk janë para mediave”, tha Elshani.

Rektori Marjan Dema, tha se profesoresha ka kërkuar falje, por ai tha se edhe gjestet e studentit Arben Elshani nuk ishin të qëlluara.

“Profesoresha kërkoi falje mbledhjen e kaluar edhe gjesti i studentit ishte i qëlluar. Nuk jam rektor diktatorial dhe e kemi krijuar një progres, dhe me e rrëzu nuk është problem. Por kisha me apelu që ikjuni atyre sepse dëmtohet senati dhe Kosova. Nuk kemi kohë për ta shtyrë”, tha rektori Marjan Dema.