Studentët kartolina për kryeministrin

Edhe pse numri më i madh i studentëve janë larguar nga kryeqytetit për t’u rikthyer sërish në Janar, para Kryeministrisë vijon protesta nga një grup studentësh.

Këtë të shtunë (22 dhjetor) i kanë dërguar kryeministrit Rama kartolina me kërkesat tyre duke uruar që t’i plotësojë ato.

Të frymëzuar nga pema e Krishtlindjes para Kryeministrisë, një grup studentësh kanë vendosur kartolina urimi, ku në to shkruhej secila prej kërkesave që kanë protestuar për 17 ditë më radhë.

Madje 8 kërkesave i është shtuar edhe 1 tjetër për personat me aftësi të kufizuar, ku kërkohet përjashtimi i tyre nga tarifa.

Pavarësisht se studentët kanë vendosur që në Janar do ti rikthehen protestës nëse nuk do të plotësohen e tyre, një grup prej tyre ka vendosur që çdo ditë të protestojë para Kryeministrisë për rreth 2 orë./oranews