Protesta e Studentëve FOTO:KALLXO.com
Studentët e Prizrenit në Protestë
Studentët e Universitetit të Prizrenit kanë dalë në protestë sot me disa kërkesa që përfshijnë shkarkimin e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.
Këta studentë për javë me radhë kanë paraqitur ankesa për mbetjen pezull të pozitës së rektorit në këtë universitet dhe akuzat për ndikime politike.
Po ashtu ata kanë ankesa lidhur me mos shpërndarjen e bursave për studentë.
Ramë Vataj, rektori të cilit mandati i të cilit përfundoi më 27 tetor, paditi Universitetin e Prizrenit, përkatësisht Këshillin Drejtues, lidhur me zgjedhjet për rektor që u mbajtën në maj të këtij viti.
Sot, ky këshill drejtues pritet që në orën 15 të mbajë mbledhje në objektin e Ministrisë së Arsimit.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi i studentëve protestues, Arianit Berisha tha se do të vazhdojnë me protesta në Prizren dhe te objekti i MAShT, nëse është e nevojshme.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me problemet me zgjedhjen e rektorit në UPZ.
Zgjedhja problematike e Rektorit të Universitetit të Prizrenit