Strategji për Zhvillim në Pajtim me Hapat Integrues

Hoti në një konferencë për medie prezantoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021, e cila u aprovua dje në mbledhjen e qeverisë.

Sipas Hotit, kjo është strategjia e parë që definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të Kosovës.

“Strategjia gjithashtu mundëson monitorimin e procesit të realizimit të objektivave, duke siguruar transparencë të plotë dhe llogaridhënie në të gjitha hallkat vendimmarrëse dhe të përgjegjësisë në secilin nivel dhe dikaster institucional,” tha Hoti.

Ai kërkoi bashkëpunim edhe nga mediet, duke vlerësuar se ato kanë rol të rëndësishëm në monitorimin e realizimit të kësaj strategjie.

Ai bëri me dije se prioritet për ndarje buxheti do të kenë hapat që çojnë drejt realizimit të kësaj strategjie.

“Masat e përfshira në strategji do të kenë prioritet gjatë alokimit të resurseve buxhetore. Po ashtu, donatorët do të koordinojmë plotësisht mbështetjen e tyre drejt objektivave të parapara në këtë strategji,” shoti ministri Hoti.

Gjatë kësaj konference u tha se kjo strategji është në harmoni të plotë me proceset e tjera strategjike- integrimin në Bashkësinë Evropiane përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, me Programin për Reforma Ekonomike, të cilin qeveria e dorëzon tek Komisioni Evropian në muajin janar, me Strategjinë e re të Bashkimit Evropian “Evropa 2020”,  si dhe ciklin e ri të planifikimit të asistencës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim është e ndarë në katër shtylla në të cilat përfshihen kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës.

KALLXO.com shkroi dje për miratimin e kësaj strategjie.

http://kallxo.com/qeveria-me-strategji-per-mineralet/