Jens Stoltenberg, sekretari i NATO-s

Stoltenberg: Rusia po përpiqet të ndërhyjë në vendet e Ballkanit që pritet t’i bashkohen NATO-s

NATO pretendon se Rusia është përpjekur të ndërhyjë dhe të ndikojë në vendimet e vendeve të Ballkanit, nëse ato duhet t’i bashkohen aleancës mbrojtëse të NATO-s.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar kështu në një intervistë ekskluzive për Euronews në Bruksel.

Ai këto komente i bëri në ditën kur e sapoemëruara Republikë e Maqedonisë Veriore nënshkroi një pakt i cili do t’ia hapë rrugën që vendi i tyre t’i bashkohet NATO-s.

“Rusia po përpiqet të ndërhyjë, Rusia po mundohet të ndikojë në proceset politike në shtete sovrane”, ka thënë Stoltenberg për Euronews.

“Dhe mendoj se ajo është e gabuar. NATO respekton, ne respektuam vendimet e shteteve të pavarura sovrane pavarësisht nëse ato donin t’i bashkoheshin NATO-s apo nuk duan t’i bashkohen NATO-s”, ka deklaruar Stoltenberg.

“Në Shkup kemi parë që shumica e parlamentit, shumica e partive politike donin t’i bashkoheshin NATO-s dhe e mirëpresim atë”, ka thënë ai.

“Por në Serbi, për shembull, ata kanë deklaruar qartë se nuk duan që t’i bashkohen NATO-s dhe ne e respektojmë atë”, ka deklaruar Stoltenberg.

“Kështu që Rusia duhet t’i respektojë vendimet e marra nga vendet sovrane, edhe nëse duan t’i bashkohen NATO-s edhe nëse nuk duan”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg gjithashtu foli për Uashingtonin dhe Moskën dhe largimin e tyre nga Traktati i Forcave Bërthamore të Intermediate-Range (INF).